Maqedoni
Fishekzjarret dhe festat e fundvitit
19.12.2021 17:35
Festat e fundvitit po afrohen, e me këtë edhe fishekzjarret dhe mjetet e tjera piroteknike përdoren më shumë....

Festat e fundvitit po afrohen, e me këtë edhe fishekzjarret dhe mjetet e tjera piroteknike përdoren më shumë. Qytetarët duhet të kenë kujdes sepse përdorimi i tyre është i ndaluar me ligj dhe parasheh dënime. Edhe prindërit ftohen të mos u blejnë fishekzjarre fëmijëve të tyre sepse nuk janë lodra por mjete të rrezikshme me pasoja të rënda për shëndetin e tyre.
Në vendin tonë ende është e pranishme dukuria e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve. Nga MPB thonë se vazhdojnë me fushatat preventive me qëllim që tu prezantohen qytetarëve pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, posaçërisht para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. MPB i paralajmëron qytetarët për dispozitat ligjore në bazë të së cilave është i dënueshme përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.
Qytetarët e anketuar thonë se nuk preferojnë përdromin e mjeteve piroteknike sepse në shumë raste lëndohen persona të pafajshëm.
“Nuk duhet ti përdorim se po I gjuajnë gratë dhe ato frikësohen ke shtatzëna, nuk është mirë…ajo është barut.”, tha një qytetar.
“Po un përdori fishekzjarre, nuk e kam ditur që është e ndaluar me ligj, por nuk do t'i përdori më.”, u shpreh një qytetar.
“Unë nuk I përdori fishekzjarret.”, tha një qytetar.
“Disa persona I respektojnë masat për ndalimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve ndërsa dia të tjerë jo. Duhet të respektohen masat por të rinjt nuk pyesin.”, u shpreh një qytetar.
Personat që pa autorizim gjuajnë me armë zjarri, përdorin mjete piroteknike ose eksploziv të ngjashëm, dhe që prishin qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, parashihet gjobë prej 200-500 euro në bazë të ligjit për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Në botë rreth 180 mijë persona pësojnë nga mjetet piroteknike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
