Kuvend, debat për ligjin, e diela ditë jo pune

20.12.2021 09:24

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut...

Deputetët ne kuvend sot mes tjerah do të debatojnë edhe për  ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune në lexim të dytë me të cilat parashikohet e diela të shpallet ditë jo pune.

Zgjidhja ligjore e propozuar është vendosur si pikë e dytë, ndërsa sipas arsyetimit, dispozitat e ligjit duhet të fillojnë të vlejnë nga 1 janari.

Deputetët do të debatojnë  edhe për zgjidhje tjera ligjore mes të cilave edhe ndryshimet e Ligjit për arsimin fillor, për ligjet e mbështetjes financiare për zvogëlim të pasojave të shkaktuara nga pandemia mbi prodhimtarinë dhe blerjen e prodhimeve bujqësore dhe mbi prodhimtarinë dhe blerjen e rrushit.

Kuvendi duhet të shprehet edhe për Propozim-vendimin për dërgim të pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar “Altea” në Bosnja e Hercegovinë.

Si pikë e fundit  e seancës së sotme është vendosur edhe Raporti i Bashkimit Evropian për përparimin e vendit për vitin 2021.