“Open Ballkan”, takimi Zaev-Rama-Vuçiç në Tiranë, Berisha paralajmëron protesta

20.12.2021 10:43

Tirana do të jetë qyteti mikpritës....

Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Sot dhe nesër, liderët e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai maqedonisë së veriut  Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Takimi do të nisë të martën.

Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiq e Zaev është për kushtet për qasjen e lirë në tregun punës.

Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë për operatorët ekonomikë.

Në ditën e parë të këtij samiti një pjesë e opozitës shqiptare e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka lajmëruar protestë para Kryeministrisë kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

Ballkani i Hapur është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore. Emërtimi i ri i nismës u prezantua më 21 korrik 2021, në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.