Projekti “Dhuro ngrohtësi”, pako ndihmash në dru dhe ushqim për 992 familje

20.12.2021 12:55

992 familje skamnore....

992  familje skamnore do të furnizohen me nga tre kubik dru dhe me nga dy pako ushqimore  me vlerë prej 32 euro, falë inicijativës nga  OH” Kalliri I Mirësisë në bashkëpunim me Organiztën ndërkombëtare “Islamic Relief,  gjitha kjo në kuadër të projektit  “Dhuro ngrohtësi”.

Kalliri i Mirësisë apelon popullatën për tu sensibilizuar në ndihmën për  veshmbathje  dhe për fëmijët jetimë dhe të varfërit.

“Sot jemi duke filluar me shpërndarjen e druve dhe pakove ushqimore të familjeve jetimë ku do të ju shpërndahen 125 familjeve jetimë fillimisht, e më pastaj në rajonin e Shkupit do të vazhdojmë me gjithsejt 600 familje. Ky projekt do të vazhdojë në qytete tjera të vendit sikurse Kërçova, Kumanova, Tetova  dhe Maqedonia Lindore, ku e kemi paraparë edhe qytetin e Koçanit. Gjithashtu kemi paraparë edhe një numër të caktuar të veshmbathjeve për fëmijë dhe ne akoma pranojmë donacione dhe apeloj opinionin e gjërë kush sa ka mundësi të kontribuojë në këtë projekt që të shpërndajmë sa më shumë veshëmbathje  për fëmijët jetima dhe skamnorë” – tha Muamer Shkrijel, menaxher te OH “Kalliri i Mirësisë”.

Projekti në fjalë sipas organizatorëve nga Kalliri i Mirësisë ka filluar me zbatimin që nga viti 2013. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)