Integrimi i Ballkanit në BE, Micotakis: Procesi është në dobi të të gjithëve
20.12.2021 13:23
Kryeministri grek Micotakis...

Shtetet aleate dhe partnere gjithmonë përmes reciptocitetit rrespektojnë partneritetin strategjik kur bëhet fjalë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit perëndimor. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Micotakis gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofje, ku është takuar me kryeministrin e sapo zgjedhur bullgar Kiril Petkov. Micotakis ka pohuar se pret që Maqedonia e veriut dhe Shqipëria së shpejti të nisin bisedimet me BAshkimin Europian. Micotakis njëherit ka vlerësuar lartë angazhimin e pales greke dhe mbështetjen që ei ka dhënë procesit integrues duke kërkuar mbështetje nga pala bullgare, sepse integrimi IBAllkanit perëndimor në BE është në të mire të të gjithëve, ka shtuar ai.
“Pala jonë ishte një lloj mbështetje për avancimin e përparimit të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Për këtë arsye Greqia I mbështet kandidaturat e vendeve candidate të cilat duhet ti plotësojnë kriteret dhe reformat e parcaktuara për anëtarësim në BE. Gjithsesi në mesin e tyre është edhe fqinjësia e mire. Në këtë drejtim pres një thirrje të shpejtë për mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por presim mbështetje edhe nga ana juaj për këtë qëllim të përbashkët.”, tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.
Heqja e veto-s, Radev thërret këshillin konsultativ
Në ndërkohë presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar se tema për ceshtjet e hapura me Maqedoninë e Veriut, pala bullgare pritet ti shqyrtojë edhe në kuadër të Këshillit konsultativ bullgar për siguri nacionale në gjysmën e parë të janarit.
“Me rëndësi është të kemi qëndrim për këtë trup politik për të cilën edhe partitë do të kenë qëndrim të qartë për atë se çka duhet bërë që të përshpejtohet procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por duke pasur parasysh dhe respektuar interesin nacional bullgar.”, ka deklaruar presidenti Radev.
MERITA GASHI
