Kuvend, e diela ditë ditë pushimi për puntorët

20.12.2021 14:35

E diela do të jetë ditë pushimi për puntorët...

E diela do të jetë ditë pushimi për puntorët. Me vota 62 “për” dhe asnjë  kundër dhe të përmbajtur kuvendi miratoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune. Zgjidhja ligjore përfshsin 92% të punëtorëve dhe parashikon vendosjen e një ekuilibri mes jetës private dhe familjare të punëtorëve tha ministrja e punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

“Me këtë zgjidhje ligjore, 92% e punëtorëve do të kenë mundësinë të dielën të jenë me familjen por edhe të tjerë, duke gjeneruar kështu edhe motivim më të madh që do të rrit produktivitetin në kompanitë dhe institucionet publike ku do të punojnë. Zgjidhja ligjore parashikon rritje të pagës për punë ditën e diel e cila do të jetë së paku 50% për çdo orë të punës dhe një ditë pushimi javor që do të përdoret në shtatë ditët e ardhshme.”, – tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
 
Por nga VMRO-DPMNE me hezitime rreth miratimit të këtij ligji. Se cilat do të jenë implikimet që do të dalin nga kjo zgjidhje ligjore përgjegjësinë do ta ketë pushteti tha deputeja e VMRO-DPMNE-së Angelika Petkova. 
 
“Punëdhënësve u jepet mundësia të luajnë dhe të abuzojnë me punonjësit. Këto ndryshime në fakt do të vlejnë vetëm për punëtorët që punojnë në shitje me pakicë dhe shumicë, pra supermarkete, kjo do të thotë se dyqanet e vogla dhe supermarketet nuk do të punojnë por të dielën do të punojnë supermarketet që janë në qendrat tregtare dhe kanë minimalisht 8 mijë metra katrorë hapsirë si dhe dyqanet në pikat e karburantit.”,- deklaroi Angelika Petkova nga VMRO-DPMNE.
 
Zgjidhja ligjore parashikon që shkelësit e ligjit të kontrollohen nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Ata që nuk respektojnë ligjin do të sanksionohen,fillimish lokalet ku është kryer vepra do të mbyllen për 15 ditë nëse vepra përsëritet do të mbyllen për 30 ditë. Puntorët do të marrin kompensimin e pagës. (Naim Ramadani, TVM2)