Hidrocentralet e vogla, s’kan paguar mbi 370 mijë euro për kompensim të ujit

20.12.2021 14:53

Rreth 22,8 milionë denarë ose 41%.....

Rreth 22,8 milionë denarë ose 41% për kompensim të ujit nuk janë paguar në llogarinë buxhetore nga operatorët e hidrocentraleve të vogla, për shkak të lëshimeve në procedurën për dhënien e koncesioneve, thuhet në raportin e fundit të publikuar  nga Enti Shtetëror për Revizion.

Bëhet fjalë për hidrocentrale të vogla, shumica e të cilave marrin subvencione nga qytetarët për prodhimin e energjisë elektrike. Për më tepër, revizioni ka konstatuar  se gjatë dhënies së koncesioneve nuk është bërë fare vlerësim i ndikimit në mjedisin jetësor.

“Parregullsitë kryesore kanë të bëjnë më përqindjen e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla. Kemi konstatuar se  hidrocentralet e vogla marin pjesë me vetëm 4 % në prodhimin e energjisë së përgjishme e cila i nevojitet shtetit. Shuma e lartë e mjeteve të cilën shteti paguan sipas tarifës së autorizuar është diku rreth 90 milion euro mjete  të pa paguara nga ana e hidrocentraleve të vogla dhe e gjithë kjo ka shkaktuar veprime të papërshtatshme në fund të fundit kemi edhe mos respektim të rregullaveve për mbrojte të mjedisit jetësor” – tha Drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Maksim Acevski.

Revizioni gjithashtu kërkon nga shteti që të bëhet përshtatje e tarifave sipas tregut të cilat hidrocentralet e vogla i marin nga prodhimi i energjisë elektrike. Diku reth 100 hidrocentrale të vogla për prodhimin e energjisë elektrike nga 2012 deri 2020 kanë marë rreth 90 milion euro ku 41 milion euro janë më tepër nga vlera e tregut të energjisë elektrike.

17 prej hidrocentraleve të vogla nuk kanë paguar asnjë denar në buxhetin e shtetit, shton i pari i revizionit. (Gazmend Kurtishi, TVM2)