Maqedoni

Bujqësi, gjithnjë e më pak interes për profesionet bujqësore

20.12.2021 15:08

Po ndihet mungesa e kuadrove të kualifikuar në sektorin e bujqësisë, gjithashtu edhe numri i vogël i studentëve të shkencave....

Po ndihet mungesa e kuadrove të kualifikuar në sektorin e bujqësisë, gjithashtu edhe numri i vogël i studentëve të shkencave bujqësore duhet të jetë alarm, thotë dekani Tanaskovic, duke theksuar se nevojiten masa urgjente për të nxitur interesimin për këtë profesion.
 
“Interesimi për të studiuar në fakultetin tonë i cili fatkeqësisht është në rënie, kurse kërkesa në treg është në rritje,  dhe mundësia ëstë që të shohim se si do të subvencionohen këta kuadra në periudhën e ardhshme, në mënyrë që interesimi të rritet dhe të plotësojë nevojat e tregut të punës, gjegjësisht ekonomisë.”, tha prof. dr. Vjekoslav Tanaskoviç, dekan i fakultetit të shkencave bujqësore.
 
Nga ministria përkatëse thonë se të rinjtë shohin perspektivë në biznesin bujqësor. Për masën “Bujqit e ri” janë nënshkruar gjashtë marrveshje të destinuara për ivnestime të biznesit në aktivitete të reja.
 
“Interesimi i të rinjve për të filluar biznesin e tyre në sektorin e bujqësisë po rritet çdo vit. Është gjithashtu një trend evropian, i cili lidhet ngushtë me ndërgjegjësimin për rëndësinë e të jetuarit në një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjik dhe njohjen e prodhimit bujqësor si një biznes fitimprurës.”, tha Trajan Dimkovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë.
 
Nga gjithsej 111 aplikime të pranuara, pesëdhjetë fermerë plotësuan kërkesat për grant të pakthyeshëm në vlerë prej 10 mijë euro.
 
“Fondet janë grante të pakthyeshme dhe me këto para aplikantët do të blejnë spërkatës për vishnje, makineri bujqësore, vjelëse lajthie, pajisje për qumësht, verëtari dhe bletari.”, tha Nikica Baçovski, drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
 
Më këto masa janë parashikon gjithsej 28 milionë denarë për pesëdhjetë fermerë të rinj.
 
SEDAT SELIMI