Maqedoni

Negociatat për formimin e qeveris së re, Carovska: Nuk do të jem pjesë e qeverisë së re

20.12.2021 15:28

Vazhdojnë negociatat e partive të koalicionit për formimin e pëbërjes së re qeveritar dhe për ndarjen e posteve...

Vazhdojnë negociatat e partive të koalicionit për formimin e pëbërjes së re qeveritar dhe për ndarjen e posteve të egzekutivit dhe me këtë shtohen edhe “ethet” e funskionarëve aktual se do të mbesin bartës të funskoneteve të tyre aktuale, do të zëvendesohen ose fare nuk do të jenë pjesë e qeverisë së re. Ministra e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska përfundimisht u tërhoq dhe tha se nuk e shef vetën si pjesë e kuadrit të ri qeveritar.
 
“Unë mora vendim që të mos jem pjesë e qeverisë së re ne krye me mandatarin e ri të kësaj qeverie. Gjatë pesë vitet e fundit së bashku me ekipin tim kemi dhënë rezultate të mira në interes të qytetarëve. Unë do të vazhdojë të përfaqësojë interesat dhe politikat e njëjta. Unë besojë në fuqin dhe kapacitetin e shtetit, të grave dhe të rinjëve.”, tha Mila Carovska, ministre arsimit dhe shkencës.
 
Osmani: A do jem në qeverinë e re, vendos lidershipi i partisë
 
Nga partia e “integristëve” shprehen kategroikisht kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Ende nuk dihet se a do të ketë zëvendësim të kuadrove aktuale dhe “freski” kuadrovike me emrat të rinj. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i pyetur nëse do të jetë pjesë e kabinetit të rij qeveritar, thotë se:
 
“A do të doja apo... Rreth kësaj, nënkuptohet se ky është vendim i lidershipit të partisë i cili më propozon në koalicion. Kështu që do të shohim në periudhën e ardhshme.”, tha Bujar Osmani nga BDI.
 
Murtezani: Kryesia ka votuar listën për bartjen e funksioneve
 
Në ndërkohë Alternitva e Afrim Gashit ka zyrtarizuar hyrjen e tyre në kabinetin qeveritarë dhe i publikuar edhe emrat  që do të bartin funksonet  publike në egzekutiv. Por për dallim nga partitë tjera të koalicionit, kjo parti nuk ka asnjë grua në pozitet kyçe. Arsyetohen se janë prirë nga potenciali I kandidatëve të porpozuar dhe jo nga gjinia. 
 
“Kemi zhvilluar diskutim të gjerë brenda organeve të partisë, ka pas disa oferta të caktuara të cilat nuk janë pranuar dhe në fund kur kryesia ka votuar listën, nuk jemi prirë nga ajo se është mashkull apo femër, por thjesht nga potenciali kadrovik që kemi pasur dhe kuadrove që kanë shfaqur gatishmëri t’ju prijnë atyre institucioneve.”, tha Orhan Murtezani nga Alternativa.
 
“Alternativa” poashtu kërkon nga partnerët e koalicionit që të respektojnë 9 pikat e marrëveshjes  së kësaj partie mes tjerash edhe rishqyrtimi i rastit me Almirin të cilat i vendosi si kusht për t’u bërë pjesë e qeverisë.
 
REXHEP QAMILI