Maqedoni
Kovid 19, 6 persona humbin jetën, 127 raste të reja
20.12.2021 15:57
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1766 teste të kryera janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1766 teste të kryera janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19 ndërsa 6 persona e humbën jetën nga kjo sëmundje, informon Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik 2 viktima janë nga Shkupi dhe nga një nga Kavadari, Kërçova, Negotina dhe Shtipi. Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Nga ana tjetër janë regjistruar 261 pacientë të shëruar.
Bazuar në regjistrin e personave të vdekur nga Covid-19 nga Termini im janë regjistruar edhe 4 viktima të tjera të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22 nëntorit deri 18 dhjetor. Viktimat janë 2 nga Tetova dhe nga një nga Gostivari dhe Struga, ndërsa raportohet se të gjithë kanë vdekur në spital. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.411, numri i të shëruarve është 208.209, numri i të vdekurve është 7.825, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.377.
Deri më tani në vend nuk është regjistruar asnjë pacient I prekur nga variant I ri I Kovid 19, Omikron, I cili po përhapet në mënyrë të shpejtë dhe shqetësuese nëpër botë. Shumë vende kanë ashpërsuar masat ndërsa organet globale shëndetësore apelojnë për kujdes më të madh dhe vaksinim masiv. Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, paralajmëroi një dimër të vështirë para nesh. Shtoi se nëse tendencat aktuale vazhdojnë, situata në spitale do të jetë shumë stresuese, veçanërisht në zonat me nivele të ulëta vaksinimi. Kjo vjen si paralajmërim për përhapjen e sëmundjes para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
LEONORA KALIQI
