Maqedoni

Alternativa: Të tërhiqet kërkesa për faljen e Iliçit

20.12.2021 16:14

Alternativa është kundër faljes së të burgosurit për rastin e Almirit, Boban Iliq, dhe kërkon që presidenti Pendarovski...

Alternativa është kundër faljes së të burgosurit për rastin e Almirit, Boban Iliq, dhe kërkon që presidenti Pendarovski të mos e dekretojë listen për faljen e personave të burgosur. Nga Kjo parti thonë se  LSDM dhe mandatari i ri të respektojnë 9 pikat e marrëveshjes Gashi- Zaev në mesin e të cilave është edhe ryshqyrtimi i rastit të Almir Aliut.   
 
“Duke shpresuar se as kryeminsitri aktual dhe as ai i ardhëshmi nuk dëshirojne të luahtin bashkëpunimin me alternativën presim nga ata që të tërheqin kërkesën nga rpesidenti dhe nga ana tjetër të filloj menjëher zbatimi i marrëveshjes së dakorduar gashi-zaev që ky rast duhet të merr udhë tjetër. aktualisht ne jemi t interesuar për tërheqjen e iniciativës për faljen e personit në fjalë sepse mendojmë se është rast që ngre shumë dyshime dhe ai rast duhet të ryshqyrtohet.”, thonë nga Alternativa.
 
ASH: Të dorëhiqet Mariçiç dhe Nuhiu
 
Nga ASH iniciativën e Bojan Mariqiqit e vlerësojnë si të paparanueshme për sistemin e drejtësisë andaj kërkojnë dorheqjen e menjëhershme të ministrit dhe zv/ministrit  të drejtësisë. 
 
“Para minsitrisë së padrejtësisë hodhhëm në mënyr simbolike gjakun e atyre që e pësuan nga po këta kriminel  në mënyr që tu tregojmë se ata janë të gatshëm të shkelin mbi këtë gjak vetëm për të mbrojtur pozitat e tyre. Turp për ata dhe ne kërkojmë dorheqjen e menjëhershme nga minsitri zv ministri që e kanë marrë kete iniciativë për të kërkuar falje për këta kriminel.”, tha Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët.
 
Lëvizja Besa: Po goditet sistemi i drejtësisë
 
Edhe Levizja Besa me vërejtje serioze ndaj listës së ministries së Drejtësisë  dhe sistemin e drejtësisë në vend.
 
“Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut seriozisht po goditet sistemi i drejtësisë me tentimin për të amnistuar persona që kanë probleme me ligjin, siç është rasti i fundit i kryesit të veprës ç’njerëzore- vrasësi i Almirit 4 vjeçar. Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qëndrimin se pa gjykata të reformuara dhe pa ndryshim të mendësise së vjetër të trashëguar nga sistemi komunist, nuk mund te ketë drejtësi.”, thonë nga lëvizja Besa.
 
Boban Iliq është i dënuar me katër vjet burg, për krimin e kryer më 25 qershor 2016, duke e goditur për vdekje me veturë katër vjeçarin Almir Aliu. 
 
GAZMEND REXHEPI