Maqedoni

BE dhe KE, fushatë kundër gjuhës së urrejtjes

20.12.2021 16:40

Në luftën kundër gjuhës së urrejtjes janë të domosdoshme ndryshimet ligjore...

Në luftën kundër gjuhës së urrejtjes janë të domosdoshme ndryshimet ligjore, por edhe tër shiqëria duhet ti thot jo stigmatizimit, jo paragjykimeve dhe ti jepet fund stereotipeve.
 
Në mënyrë solidare ta bllokojmë urrejtjen, të shpërndajmë dashuri dhe të ndërtojmë një shoqëri të drejtë të çliruar nga paragjykimet pa marr parasyshë dallimet. Këto ishin disa nga mesazhet e promovimit në Shkup të fushatës së përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës me moton „Bllokoje urrejtjen. Shpërndaj dashuri!“. 
 
“Kjo fushatë ka për qëllim ti prezentojë standardet e Këshillit të Evropës dhe të monitoroj gjuhën e urrejtjes në jetën e përditshme të qytetarëve, me qëllim që ti bartim konceptet e përvojave që i prekin njerzit dhe i mobilizojnë ata duke folur për të drejtat e njeriut dhe barazinë. Të gjitha aktivitetet synojnë rritjen e vetëdijes për pasojat e rreziksshme për ata që janë në shënjestër të gjuhës së urrejtjes, me qëllim të eliminimit”, u shpreh Katlin Tamus nga zyra programore e KE-së në Shkup.
 
“Rreth 52 përqind të femrave dhe grave kanë përjetuar dhunën online dhe kërcënime të natyrave seksuale, ndërsa personat me nevoja të posaçme janë të përballur me maltretime dhe ka rritje në të dyja këto dukuri”, theksoi Frek Janmat nga delegacioni i BE-së në Shkup.
 
“Solidarieti është i nevojshëm në ditët e sotme kur urrejta me shpejtësi të madhe dhe lehtësi zgjerohet në rrjetet sociale dhe mediat dhe nga bota virtuale vjen në botën reale në mardhëniet ndërnjerëzore”, u shpreh zonja e parë e RMV-së, Elizabeta Gjorgievska.
 
Nga komisioni për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi thonë  se gjuha e urrejtjes është shkelje e të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutë.
 
“Ekziston linjë e kuqe definuar qartë mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes. Përderisa liria e shprehjes nxit debat të shëndoshë, gjuha e urrejtjes shpie deri në dhunë”, theksoi Vesna Bendevska nga komisioni kundër diskriminimit.
 
Gjuha e urrejtjes nuk mungon edhe në ndeshjet sportive, prandaj nga federata e futbollit inkurajojnë sidomos të rinjët të bëhen pjesë e fushatës kundër gjuhës së urrejtjes.
 
“Në emër të federatës së futbollit i inkurajoj të gjithë të rinjtë por edhe të rriturit në mënyrë aktive të kyçen në fushatë dhe ta përçojnë mesazhin e këtij projekti për praninë e paqes , shoqërisë, barazisë jo vetëm në terrenet sportive por edhe në jetën e përditshme”, u shpreh Filip Popovski nga FFM.
 
Fushata „Bllokoje urrejtjen. Shpërndaj dashuri!“ ka për qëllim rritjen e vetëdijes ndaj formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes që kanë si cak bashkësi specifike dhe individ në Maqedoninë e Veriut. 
 
GYLTENE SINANI