Botë

Protestë në Shqipëri, e thirrur nga Berisha kundër Ballkanit të Hapur

20.12.2021 18:28

Dhjetëra protestues kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha...

Dhjetëra protestues kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër “Ballkanit të Hapur”. Protestës I janë bashkuar edhe shtetas të Kosovës, Maqedonisë se Veriut dhe Malit të Zi. Disa protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb, ata thonë se presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk është I mirësearshur  në Shqipëri. 
 
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nisma e Ballkanit të Hapur, kundërshton atë të Berlinit, të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Berisha e cilësoi këtë nismë, si një përpjekje të hapur për të vendosur hegjemoninë serbe në Rajonin e Ballkanit. Ish-kreu i qeverisë theksoi se edhe në letrën që Rama-Vuçiç e Zaev i dërguan sot Brukselit, nuk flitej për shtete të pavarura, e sipas tij, kjo nismë vendos Kosovën në “darë armiqësore”.
 
“Në fillimet e tij ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke e fshirë Kosovën si shtet I pavarur. Ne fillimet e tij ky projekt vuri minishengenin për të mashtruar kombet e ballkanit. Më vonë projekti mori emrin ballkani I hapur. Për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur I cili nuk nguronte të promovonte ndarjen e Kosovës mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Protëstojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse miniballkani I hapur është projekti në të cilin Vuci dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në nje darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarsinë e saj. Vucic ka ardhur këtu si udhëheqës I Ballkanit të hapur si udhëheqës I alenaces trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, I till nuk do të jësh kurrë iu mirpritur ne Tiranë, sepse pas teje qëndron Moska dhe pas teje ideja e Sërbomadhisë, për të shtuar influencën ë Putinit.”, tha Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë.
 
SHBA kanë qenë  dhe vazhdon të jetë faktor paqe stabiliteti në Ballkan, por dua të them Ballkani i Hapur ka një kumbar dhe ai është Sorosi, tha Berisha dhe ju bëri thirrje SHBA-ve të ndaloje cdo veprimtari politike që dublon politikën e jashtme të SHBA në Ballkan. Ky projekt u cilësua edhe si thikë pas shpinë për Kosovën.
 
“Duan ti paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit më të mëdhenj të paqes në rajon me Balkanin e Hapur. Aleanca Rama Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës, thikë pas shpine, kundër interesit të shqiptarëve.Ky projekt dështoi por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me minishengenin apo si e quajnë Open Balkan, por ata duan të izolojnë Kosovën me këtë projekt.”, tha Aldo Bumçi.
 
“Po mundohen të joshin Kosovën, Kosovën e brishtë. Sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite, 0, ka shëtitur disa herë në Beograd. Janë të gjitha mashtrime.”, tha Edith Harxhi.
 
Ndërkohë dyert e Kryeministrisë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti, ndërsa pranë saj qëndrojnë edhe makina ujëhedhëse.Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur për të mbështetur Berishën.
 
FARIJE DAUTI BAKIU