Shënohet dita e arsimit në gjuhën turke
Në Pallatin e Kulturës në Tetovë nxënësit e paraleleve turke të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës dhe Tearcës me një program artistik shënuan Ditën e arsimit turk në Maqedoni.....

Në shënimin e 21 dhjetorit ditës së arsimit turk ishte e pranishme edhe Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, e cila krahas urimit për komunitetin turk, potencoi edhe politikat inkluzive te Komunës për te gjithë qytetarët e Tetovës.
“Çështja e arsimit është një nga çështjet prioritare me të cilat merret komuna e Tetovës, mirpo për ne çëstja e arsimit dhe të gjitha çështjet tjera, bazohen në parimin e barazisë, prandaj edhe ne kemi marrë nën patronazhin tone të gjitha këto aktivitete të cilat nderojnë arsimin në të gjitha gjuhët në komunën tonë” – tha Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.
Vlerat e barazisë dhe Marrveshjes së Ohrit janë vlera që u mundësojnë të gjithëve mundësi të barabarta thekso Arifi. Në manifestimin "Festa e arsimit në gjuhën turke në Maqedoni", nesër do të marr pjesë edhe Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.
Kryeminsitri turk në fakt neser do të nisë një vizitë dyditore në Maqedoni, ku siç thuhet në një njoftim të Qeverisë së Turqisë do të realizojë edhe takime me kryeministrin Nikola Gruevski si dhe do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov. (Sanije Kasami, TVM2)
