Samiti i Open Ballkanit në Tiranë, Zaev: Open Ballkan mënyra e duhur për integrimin

21.12.2021 11:07

Tirana sot do të jetë qyteti mikpritës.....

Tirana sot do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikut do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Në takimin në Tiranë, Kryeministri Zaev bashkë me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të nënshkruajnë më shumë marrëveshje multilaterale dhe bilaterale në drejtim të realizimit të të drejtave themelore për lëvizje të lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitalit.

Në fjalën e tij, në takimin “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka theksuar se kjo iniciativë është mënyra e duhur për integrimin në BE. Në mesazhin e tij ai tha se vendet nuk duhet të mbeten më peng e të shkuarës së trazuar në Ballkan.

“Që në fillim të iniciativës  ne kemi theksuar inciativën e  Ballkanit të Hapur që është proces autentik Maqedoni – Shqipëri – Serbi, por i hapur për të gjitha vendet e rajonit. Ne kemi treguar se një vullnet i fortë politik mund të shndërrohet në një funksionim të shpejtë të të gjitha vendeve. Këto  kapacitete i kemi treguar te vendet e BE. Europianizimi dhe vlerat tona evropiane skanë arsye pse të presin, Ballkani i hapur për mua ka patur një vlerë të shtuar kjo është miqësia që kemi krijuar ne të 3, prandaj dua tu çoj një mesazh ruani dhe zhvilloni këtë inciativë, kemi patur përçarje zënka dhe mosbesim në të shkuarën por ballkani i hapur është rruga për të ecur para, instrumenti se si do ta lëmë të shkuarën për të shkuar drejt një të ardhmeje të përbashkët në Be. Me këto marrëveshje do  të kemi suksese. Jam mirënjohës që shumë vende të be e kanë njohur këtë nismë, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fortë” - është shprehur Kryeministri në ikje i RMV-së, Zoran Zaev.

Varhely: Konferenca e parë do ndodhë shpejtë

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili iu bashkua samitit Open Balkan me anë të një videokonference, shprehu keqardhjen e tij që nuk është mbajtur ende Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë ai tha ka një angazhim të qartë nga ana e BE që kjo të ndodhë sa më parë.

“Mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur grupe kapitujsh me Serbinë, kemi parë gjithashtu pjesë të metodologjisë me Malin e Zi. Megjithatë, nuk e fsheh keqardhjen time që ende nuk e kemi mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet t’i mbajmë shumë shpejt. Shenja e parë që duhet të shohim është që kemi një angazhim të qartë nga ana e BE që kjo të ndodhë. Gjithashtu, kjo ishte e dukshme edhe në konkluzionet e miraturara nga Këshilli në mënyrë të njëzëshme. Duhet marrë shumë seriozisht kësisoj dhe ka ardhur koha që kjo të ndodhë e që t’i sjellim në tryezë të gjitha marrëveshjet” – deklaroi Komisioneri për zgjërim, Oliver Varhelyi. .

Në orën 13:00 të tre liderët do të dalin në një konferencë për mediat. Gjatë këtij takimi është parashikuar që të përmbyllen 5 marrëveshje. (Gazmend Kurtishi, TVM2)