Filloi fushata për mbrojtjen e konsumatorëve

21.12.2014 16:13

Me shpërndarjen e fletushka educative për blerësit filloi fushata për promovimin e të drejtave të konsumatorëve, nën moton "Të gjithë jemi konsumatorë"....

Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi i qytetarëve , sepse lista e të drejtave të shkelura të kunsumatorëve shkon gjithnjë në rritje, vetëm brenda një viti në organizatën e Konsumatorëve arrijn rreth 2 mijë ankesa.

“Do të ndajmë rreth 10.000 fletushka edukative me informata për të drjtat thmelore të konsumatorëve, si dhe kontakte dhe të dhëna të institucionve të cilat janë përgjegjëse të reagojnë gjatë shkeljeve konkrete të të drejtave të tyre” – tha kryetari i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve të Qytetit të Shkupit, Marjan Dodovski.

“Si konsumatorë,  ata kanë të drejtë të jenë të njoftuar me të drejtat e tyre dhe mënyrat se si t'i realizojnë ato” – deklaroi kryetarja e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë, Marijana Lonçar­Vellkova.

Qytetarët shprehen se këto fushata do të ndikojn që të drejtat e konsumatorit të respektohen më shumë.

“I njohim të drejtat tona, por gjithçka është e kotë kur ato nuk mund ti realizojm siç duhet. Por besoj se me këto aktivitetet do të përmirsohet kjo situate”.

“Po më ka ndodh që të kemë problem, kishte të bëj me ushqim, nuk dua të cek shitoren, por para do kohe morrëm disa produkte me afat të skaduar. Fatmirësisht në market na i ndërruan produketet” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Ka edhe prej atyre  konsumatërve që edhe përkundër faktit që kanë pasur problem të kësaj natyre, nuk kanë ditur ku të drejtohen.

“Nuk jam i njoftuar, deri më tani skam pasur ndonjë problem por edhe po të kisha nuk e di se ku të drejtohem”.

“Deri diku disa të drejta i dim e disa të drejta jo, por kur kemi produkte me fletë garantuese  atëherë e kemi pak më leht” – thanë disa qytetarë të tjerë.

Në Qytetin e Shkupit në fund të çdo muaji do të organizohet ditë e hapur ku të gjitha konsumatorët që kanë problem me realizimin e të drejtave do të mund të drejtohen për ndihmë aty.  (Sanije Kasami, TVM2)