Maqedoni
Arbitrazhi dhe zgjidhja e kontesteve të punës, profesorët: Mijëra lëndë përfundojnë në gjykata
21.12.2021 15:55
Мijëra lëndë të cilat kanë të bëjnë me kontestet e punës, për çdo vit përfundojnë në Gjykata...

Deri tani vetëm tetë konteste të punës janë zgjidhur në kuadër të arbitrazhit dhe pajtimit.
“Nëse marrim mesataren e një aktiviteti pune që zgjat nga dy deri në tre vjet, këtu flas edhe për hapin e dytë. Një seancë është diku mes 10.000 deri 12.000 danarë. Jam duke treguar tarifat minimale, përgatitja e padisë është rreth 90.000 denarë, mund të llogaritni edhe vetë se bëhet fjalë për më shumë se 1000 euro kursime në një aktivitet pune.”,- tha profesori universitar, Llazar Jovevski.
Mosmarrëveshjet individuale të lidhura me shkarkim nga puna ose dënimet monetare duhet të jenë në fokus për zgjidhje paqësore, vlerësuan profesorët në konferencën kushtuar arbitrazhit dhe pajtimit gjatë kontesteve të punës. Negociimi dhe greva kolektive i përkasin një sfere e cila në të ardhmen duhet zhvilluar, thonë ata.
“Qytetarët të drejtohen në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku janë të gjitha kërkesat për fillimin e procedurës, zgjedhin arbitrin dhe procedura zgjat në kuadër të ligjit.”,- theksoi arbitri dhe pajtues në mosmarrëveshjet e punës, Ilia Manasiev.
Nga vendet evropiane Irlanda është lider në zgjidhjen e mos-marrëveshjeve të punës. Ndërsa nga vendet e rajonin kryeson Serbia fqinje.
FARIJE DAUTI BAKIJU
