Maqedoni
Micskovski: Qeveria e re nuk është zgjidhje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje parlamentare
21.12.2021 17:00
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nuk e sheh si zgjidhje për vendin formimin e qeverisë së re dhe insiston....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nuk e sheh si zgjidhje për vendin formimin e qeverisë së re dhe insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickovski thotë se opozita do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për të arritur deri te zgjedhjet e parakohshme. Dimitar Kovaçevski dhe qeveria e drejtuar prej tij, sipas Mickovskit, do të jenë jolegjitime, pasi nuk janë zgjedhur me vullnetin e popullit.
“Po habitem me vendimin e partnerëve të koalicionit të LSDM-së dhe të deputetëve të LSDM-së si munden në mënyrë të disiplinuar të mbështesin Qeverinë e cila udhëhiqet nga BDI-ja. Kjo është qeveri e cila ka kryeministër jolegjitim i cili nuk ka dalë të ballafaqohet me qytetarët në zgjedhje, i cili është instaluar në atë post, kanë debakël historik në zgjedhjet lokale. VMRO-DPMNE është partia politike me numër më të madhe të deputetëve në Kuvend, numër më të madh të kryetarëve të komunave dhe me më shumë këshilltarë.”,- tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mickovski njëherit nuk pret që me përbërjen e re qeveritare të largohet edhe Zaevizmi nga qeveria poret e shoqërisë dhe nuk pret as vendi të shkojë në drejtim më të mirë, përkundrazi thotë Mickovski do të vazhdojë rënia e shtetit në gjitha fushat.
REXHEP QAMILI
