Maqedoni
Eurointegrimet, Varheji: BE e përkushtuar në zgjerim
21.12.2021 17:56
BE mbetet e përkushtuar në integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE...

BE mbetet e përkushtuar në integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, ka deklaruar komisioneri për zgjerim të BE-së, Oliver Varheji, në lidhje vizuale me liderët e tre vendeve të “Ballkanit të Hapur”.
Varheji, i cili ka përshëndetur nismën, vlerësoi pozitivisht të arriturat në Ballkan dhe të reformave.
“Nuk do të fsheh faktin dhe mllefin tim se nuk arritëm të nisim bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shpejt duhet ta bëjmë këtë. Sinjali i parë të cilin duhet parë është se kemi përkushtim të qartë nga BE që kjo të ndodh. Mendoj se kjo duhet të merret shumë seriozisht dhe tani është koha që ta bëjmë këtë të ndodh.”,- deklaroi eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Oliver Varheji.
Kryeministri Zaev theksoi se “Ballkani i hapur” nuk zëvendëson BE-në por ripërsëriti se i mbetet Unionit se si do ta shpjerë para procesin e zgjerimit.
“Ky kapacitet është pikërisht ai që do ta demonstrojmë para BE-së rrugën tonë drejt integrimit. Kur jemi bashkë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Rama thamë se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk do të bllokohen në BE, që ti zhbllokojmë proceset tona dhe interes i tyre është se si Brukseli do ta çojë procesin. Por evropianizimi ynë dhe zbatimi i vlerave europiane në Maqedoni Serbi dhe Shqipëri nuk ka arsye pse të ndalojë.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha ne duhet të fokusohemi për të ecur përpara dhe të ndërtojmë në rajon një BE.
“Jemi tërësisht të vetëdijshëm sa i takon një lloj hezitimi në disa prej kancelarive. Megjithatë duke pasur mbështetje e plotë të administratës amerikane për “Ballkanin e hapur” dhe mbështetjen tuaj të plotë në Bruksel, ne bazuar në vepra theksojmë se sa inkluziv është ky proces.”,- theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama tha se në vepër do të duhet të dëshmohet interesimi i BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.
Ndërkohë, që kontestin maqedono–bullgar e cilësoi si arsye për të stërzgjatur dhe komplikuar procesin eurointegrues.
MERAL ISMAILI
