Forenzika, profesioni që zbulon krimet
Forenzika, dizajni i automjeteve si dhe shume profesone te tjera detyrimisht e cojne boten ne kahje te ndryshme. Ndryshe ato mund te emerohen si profesione shum te rralla........

Me te drejte, sepse arsimi ne kete drejtim eshte i kufizuar, me shume pak student, por vetem ne ate menyre behet perzgjedhja e duhur.
Larg nga syri i opinionit dikush mbledh dëshmi për rastet e krimeve të rënda. Këta njerez janë me profesion forenzik. Të shikuarit gjak dhe skena të tmerrshme kriminele për ta është një perditshmeri. Ne vendin tone 2 vitet e fundit egzistojnë studime në të cilat ka vend per 50 forenzik ne një gjenerate.
Hetimi ne vendin e ngjarjes per shum njerez eshte nje mister. Por syri i mpreht i forenzikut mund ta vereje edhe gjurmen me te vogel e cila te con drejt kryeresit te vepres kriminele. Pra, gjithe shkenca eshte ne sherbim te se vertetes. Ajo qe ka ndodhur te mos kaloje pa u denuar.
“Per momentin po e tregojme te ashtuquajturen proven me benzedine. Ajo po behet me qellim qe te vertetohet qe gjurma e gjetur ne vendin e ngjarjes i ngjan gjakut, pra njolla e gjetur a eshte gjak apo jo.Fillimisht aplikohet benzidina, dhe pastaj aplikojme me H2O apo me pika uji. Pas kesaj ne e shohim se nga kjo prove kemi fituar njolle gjaku apo jo. Ne kete rast nese njolla e fituar merr ngjyre hiri tee ret kjo do te thote se kemi prove te sakt dhe se kemi gjetur gjurmet e krimit, po nese ndodh qe njolla e fituar merr ngjyre te kuqe atehere nuk jemi ne pisten e duhur per te zbulluar gjurmet e krimit”
Forenziket ne vendin tone punojne me standard te njohura nderkombetarisht. Kjo u jep te drejten eksperteve te thone se pervojen dhe shprehite qe i fitojne studentet jane me vleresime te larta po thuaj te njejta si koleget e tyre te cilt studijojnë.
“Hetimet tona në vendin e ngjarjes janë të lidhura gjithmon me organet gjyqysore,ministrinë e mbrendshme dhe prokurorët publik. Askush tjetër nuk mund të merret privatisht me çështje të lidhura me forenzikën. Prandaj ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjitha insitucionet në vend, të cilët mund të kontribojnë në aspektin teknik dhe teorik. Personat të cilët punojnë në fakultetin për siguri kanë shumë njohuri të tjera të cilët vazdhimisht ja u përcjellin stutendëve…” – tha Nikolla Dujovski- Pro Dekan në Fakultetin për Sigurim.
“Serialet të cilët kohëve të fundit e popullarizojnë forenzikën duhet të pranojmë se janë paraqitje holivudiane të hetimeve të bëra, sepse shpesh herë në realitet hetimet dhe analizat nuk përshaten me ato të praktikës. Duhet të potencojë se në laboratorinë tone po kryhen hetime themelore dhe sutentet trajnohen për nivelin themellorë të forenzikës” – deklaroi Marina Mallish Sazdovska, Profesoreshë Universitare.
Megjithatë edhe pse ky profesion kërkon shumë përkushtim dhe sakrific, të rrinjtë kanë dëshirë të studijojnë forenzikën ndoshta më shumë nga filmët holivudiane.
“Gjithmonë kam qenë e interesuar për filmet aksione me motive kriminialistike të llojit CSI, pikerish për këtë arsye vendosa të regjistrohem në fakultetin për siguri. Me mësimin e atyre lëndëve në fakultet na jepet mundësia të japim kontribut dhe të kyçemi në zbardhjen e rastit” – tha Dragana Vollkanovska, -Studente në Fakultetin për Sigurim.
Personat të cilët merrën me këtë profesion të forenzikës ose studentet të cilët përkushtohen për këtë drejtim është e domosdoshme të jenë të fuqishem dhe të qendrueshem dhe me lukth më të forte, sepse në shumtën e rasteve forenzikanët janë dëshmitarë të ngjarjeve të tmershme të kriminalitetit. (Rexhep Qamili, TVM2)
