Bon: Sofja dhe Shkupi kanë vullnet për zgjidhje
Sofja dhe Shkupi kanë vullnet....

Sofja dhe Shkupi kanë vullnet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa në këtë drejtim është e gatshme të ndihmojë edhe Franca.
Kështu ka deklaruar në Sofje sekretari shtetërorë francez për çështje evropjane, Kelmen Bon. Patjetër të gjindet zgjidhje për kontestin mes dy vndeve sa më shpejtë që të jetë e mundur, por caktimi i afateve mund ta cënojë dinamikën e procesit, ka theksuar Bon.
Sipas tij vullneti kryesorë i qeverisë bullgare dhe te zyrtarët maqedonas në SHkup është që ta vazhdojnë dialogun.
Franca është e gatshme ta përkrahë këtë process si partner dhe kryesues I rradhës me BE-në. Për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, Franca nuk mund të pres shum gjat por njëkohësisht patjetër të kemi mirëkuptim për problemet që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet ti zgjidhin thot sekretari shtetëror francez.
“Po largohem nga Bullgaria me vetëbesim dhe shpresë, sepse nga zyrtarët bullgar dëgjova vullnet për gjetjen e zgjidhjes sa më shpejtë që të jetë e mundur”, - deklaroi zyrtari francez Bon, pas përfundimit të vizitës në Sofje.
