Oda Ekonomike e Energjetikës, mbrëmë u dogj vetura e kryetarit Manaskov
22.12.2021 10:49
Mbrëmë Oda Ekonomike e Energjetikës së Maqedonisë....

Vetura e kryetarit të Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgi Manaskov, mbrëmë është kapluar nga zjarri në autostradën te udhëkryqi në Vizbeg në drejtim të Shkupit.
Nga Oda Ekonomike e Energjetikës kanë bërë të ditur se në momentin e shpërthimit Manaskov ishte në makinë me një bashkë udhëtarë.
Oda njëherit bën me dije se policia e ndërhyrjes së shpejtë që ndodhej aty pranë dhe zjarrfikëset kanë reaguar menjëherë, por nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe Mercedesi S200 me ngjyrë të zezë, u dogj krejtësisht në më pak se 3 minuta.
Nga Oda Ekonomike e Energjetikës njëherit bëjnë të ditur se Manaskov dhe bashkë udhëtari I tij kanë shpëtuar pa lëndime.
