SHBA, regjistrohet rritja më e ulët e popullsisë
Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara....

Rritja e numrit të popullsisë në Shtetet e Bashkuara ka qenë më e vogla ndonjëherë në vitin e parë të pandemisë.
Ndër shkaqet kryesore janë përmendur: imigrimit i ulët, shtyrja e shtatzënive dhe qindra mijëra vdekje të lidhura me koronavirusin.
Byroja e Regjistrimit në Shtetet e Bashkuara ka treguar se popullsia është rritur për 0.1 për qind apo për 392,665 persona në periudhën korrik 2020-korrik 2021. Kjo rritje e ka çuar totalin e popullsisë në 331.8 milionë banorë.
Rritja e numrit të popullsisë është përballur me ritme të ngadalshme në SHBA edhe në të kaluarën, mirëpo shifrat e fundit janë edhe rezultat i pandemisë.
Një tjetër raport i publikuar më 21 dhjetor ka treguar se jetëgjatësia ka rënë për 1.8 vjet më 2020 në SHBA. Kjo njëherësh është ulja më e madhe për më shumë se 75 vjet. Shkak edhe këtu është përmendur pandemia.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, jetëgjatësia mesatare e një njeriu tani shkon në 77 vjet për dalim nga 78.8 sa ka qenë më 2019.
