Investime infrastrukturore në Kërçovë

21.12.2014 17:11

Ende pa u bërë dy vite të plota komuna e Kërçovës nën udhëheqjen e kreut të ri të komunës po merr një pamje krejtësisht të re....

Rikonstruimi i Bulevardit të  qytetit është një nga projektet e një rëndësie të veçantë  që  autroriotetet lokale kanë realizuar gjatë  dy viteve të fundit. Projekti në  fjalë kap vlerën rreth një  miljon euro  dhe është  financuar nga buxheti i Komunës. 

“Vlen të  theksohet se dinamika ishte e paraparë 18 muaj ndërsa ne arrijm ta realizojm akoma pa i bërë  8 muaj. Mos harrojë se një nga qëllimet tona në kuvendin komunal mbetet përmirsimi i ekonomisë lokale dhe vetëm rreth punimeve të bulevardit janë angazhuar 60 puntor krahu brenda këtyre muajve dhe projektet tjera që  kemi rritur numrin e të punësuarve brenda këtij mandati” – tha Kryetari  i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Përskaj këtij projekti komuna ka realizuar një  sërë  projektesh brenda kësaj periudhe thotë Dehari duke shtuar se aktivitetet dhe investimet komunale nuk janë  të  koncentruara vetëm brenda qytetit por investime janë  bërë  në  të  gjitha bashkësit vendore të  rrethit të  Kërçovës .

“Tani më  përafërsisht jemi këtu 18-19 muaj pa bërë  dy vite dhe krijoj përshtypjen se arrijmë të  përfshijmë gjithë  qytetin me që  kemi edhe shumë  bashkë si lokale. Unë  jam një  kryetar komune që  preferoj të  jem në  bashkësin e njerëzve të  bashkëbisedoj me ta. Mua më  mbetet obligim gjithmonë që  të vazhdoj të  dëgjoj ato dhe pastaj t’i qasem punës pa lënë  anësh diasporën” – tha Kryetari  i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Shumë projekte në të ardhmen  pritet që Komuna e Kërçovës ti realizojë duke thithur fonde BE apo qevria e vendit.

“Komuna e Kërcovës është  mjaft active në  active hartimin dhe pë rpilimin e projekteve dhe aplikim e projkteve në  të  gjitha fondet.Është  punë  tjetër  sa pastaj ato na mbështesin ,është  punë  tjetër se sa ato arrijn të  mbështesin projektet e këtij qyteti.Ky qytet ndodhet në  kornizat e këtij shteti dhe në  asnjë  më nyrë  nuk duhet të  distancohet sepse goditen qytetarët ,goditen ato njerëz që  jetojn këtu që  janë  taksapagues të  këtij shteti dhe e duan po sikur qytetarët e qyteteve tjera këtë  shtet” - tha Kryetari  i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Për kaq kohë  sa mban postin e kryetarit edhe banorët e këtij qyteti shprehen mjaft të  kënaqur nga qeverisja e Deharit gjatë  kësaj periudhe. (Valbon Bexheti, TVM2)