Covid-19, EMA miraton vaksinën e pestë Nuvaxocid
Agjencia Europiane e Barnave....

Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar zyrtarisht vaksinën e pestë anti-Covid, pas atyre të prodhuara nga Pfizer, Johnson&Johnson, Moderna dhe Asta Zeneca. Bëhet fjalë për vaksinën Nuvaxocid, të prodhuar nga ndërmarrja amerikane Novavax.
Bashkimi Europian ka porositur paraprakisht 200 milionë doza të kësaj vaksine që ka një përbërje deri diku tradicionale, pra jo të bazuar në ARN, duke kombinuar disa proteina, ashti siç ndodh në vaksinën për hepatitin B.
Ndërkohë Izraeli do të fillojë një dozë të katërt të vaksinës me efekt të menjëhershëm.
Rekomandimi erdhi nga grupi i ekspertëve të vendit, sipas të cilëve, doza shtesë do t’u jepet personave mbi 60 vjeç, punonjësve mjekësorë dhe njerëzve me sistem imunitar të dobët.
