Klinika për Sëmundje të Ortopedisë, përurohen hapësirat e renovuara prej 1300 m2

22.12.2021 14:00

Hapësirat e Klinikës Universitare për Sëmundje të Ortopedisë.....

Hapësirat e Klinikës Universitare për Sëmundje të Ortopedisë janë renovuar plotësisht. Në hapësirat e renovuara të ndërtesës më të vjetër të qendrës klinike në një hapësirë prej 1300 metrash katrorë në 20 dhoma do të mund të trajtohen në kushte bashkëkohore 70 pacientë. 

“Me këtë rrumbullakohet një proces që do të thotë modernizim i këtyre kapaciteteve për shërim. Përveç kapaciteteve spitalore tanimë janë rinovuar edhe sallat e operimit, që do të thotë një proces i plotë i trajtimit shëndetësorë, intervenimit kirurgjik.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Edhe në kohë pandemie ka vazhduar krijimi i kushteve për trajtimin e pacientëve në Klinikën e Ortopedisë, deklaroi drejtori i klinikës, Aleksandar Trajanovski.

“Viti i kaluar ishte mjaft i vështirë,  para së gjithash për shkak të menaxhimit të plotë me krizën e pandemisë, por edhe për shkak të kësaj ne nuk heqim dorë që të rinovojmë një pjesë e asaj që është vitale për shëndetësisë, e ajo është ortopedia, pjesa ku punohen procedurat më të komplikuara siç nuk punohet askund tjetër në vend.”,- theksoi drejtori i Klinikës për Sëmundje të Ortopedisë, Aleksandar Trajanovski.

Plotësisht janë renovuar Reparti i Ortopedisë Onkologjike, Ortopedisë për Fëmijë, Ortopedisë Plastike, Kirurgjisë Spinale, Reparti i Trajtimit Intensiv. Renovimi ka kushtuar 13  milion denarë, pjesa më e madhe e të cilave janë siguruar nga vetë klinika, ndërsa një pjesë nga donatorë. (Gyltene Sinani, TVM2)