Sezoni dimëror në Strugë dhe Ohër, gastronomët sytë nga mërgimtarët e vendasit
Sezoni dimëror në Strugë dhe Ohër....

Sezoni dimëror në Strugë dhe Ohër këtë vit do të varet nga mërgimtarët dhe mysafirët vendas. Numri i turistëve të huaj është shumë i vogël. Nëpër kufij kërkohen vaksinime dhe teste PCR, e shumë turistë që kishin rezervuar më herët pushimet e tyre, i kanë anuluar në momentin e fundit.
Nga Shoqata e Hotelierëve thonë se hotelet janë pothuajse në humbje totale, por të paktën restorantet do të mund të gjallërohen sado pak nga mërgimtarët.
“Do të ketë mysafirë vendas, por hotelet në vitet e kaluara kanë pasur më së shumti mysafirë të huaj, të cilët nuk i kemi këtë vit. Një përqindje do të duhet të plotësohet me mysafirë vendas.”,- tha kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Shumë hotele tashmë kanë mbyllur dyert , të tjerët punojnë me 5 deri në 10 punonjës. Nga shoqata e hotelierëve thonë se thonë se është e vështirë të mbajnë punonjësit, kur nuk kanë të ardhura.
“Sigurisht që ka pushime nga puna, pushime nga puna të disa punonjësve sezonalë, largohen vetë kur u mbaron kontrata se nuk ka punë dhe largim të punonjësve më të vjetër, që janë prej shumë vitesh këtu e kanë edhe pak vite për të dalë në pension . Jemi të detyruar të marrim disa kredi dhe të shpresojmë se do bëhet më mirë.”,- u shpreh kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.
Shoqata e hotelierëve ka kërkuar ndihmë financiare nga shteti, por ende nuk e kanë marrë dhe presin sezonin veror me shpresën për rimëkëmbje të turizmit. (Ilmije Zhaku, TVM2)
