Maqedoni

Rritja e pagës minimale, LOE: Me motive politike, do të ketë pasoja

22.12.2021 14:43

Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë pa rritjen e produktivitetit të tregut të punës dhe aktivitetit ekonomik të kompanive...

Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë pa rritjen e produktivitetit të tregut të punës dhe aktivitetit ekonomik të kompanive, do t’iu sjellë goditje të re kompanive dhe do të ketë efekt demotivues për punëtorët më produktivë, sepse me rritjen e pagës minimale, kompanitë nuk do të kenë fuqi të rrisin në mënyrë spirale pagat e tjera, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike. Nëse  qeveria me të vërtetë dëshiron t’i ndihmojë punëtorët, atëherë duhet të ulë përqindjet për pagesën e kontributeve, thonë nga LOE.
 
“Si përfaqësues të mbi 20.000 kompanive anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike, kemi obligim që të paralajmërojmë opinionin e gjerë për pasojat e rritjes së pagës minimale me motive politike deri në 18.000 denarë, në tregun edhe ashtu jofunksional të punës. Para  dy vitesh  kishte një  “bypass politik” me  rritje të pagës minimale në 14.500 denarë dhe kjo e ka ulur edhe më shumë produktivitetin edhe ashtu të ulët.”,- deklaroi Bllagoja Grozdanov nga LOE.
 
“Nëse Qeveria është e sinqertë në qëllimet e saj për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, duhet të zbatojë një masë  me të cilën  do të ulë normat e kontributeve që janë në nivel jashtëzakonisht të lartë në vendin tonë. Nëse rritet paga minimale shpenzimet totale me tatimin personal të kalkuluar dhe kontributet do të jetë 27 mijë denarë apo rreth 50 % më shumë nga neto paga.”,- theksoi Aleksandra Andreeva nga LOE.
 
LOE thotë se një rritje e tillë e pagës minimale në një priudhë afatmesme, do të çojë drejt ekonomisë gri,  gjegjësisht do t'i detyrojë kompanitë, në luftën për mbijetesë dhe të kthejnë praktikën e pagave në zarf. 
 
GAZMEND KURTISHI