Maqedoni

Vendimi për rritjen e pagës minimale, Qeveria: Rriten të drejtat e punëtorëve

22.12.2021 14:58

Qeveria vlerëson se vendimi për rritjen në 18 mijë denarë të pagës minimale...

Qeveria vlerëson se vendimi për rritjen në 18 mijë denarë të pagës minimale është vazhdimësi e përpjekjeve për rritjen e të drejtave të punëtorëve.
 
“Një nga angazhimet e qeverisë është që paga minimale të bëhet 18 mijë denarë. Kjo bëhet me qëllim të rritjes së të drejtave të punëtorëve. Pikërisht ky vendim u mbështet në drejtim të rritjes së të drejtave të punëtorëve, siç ishte edhe vendimi i miratuar nga parlamenti, përmes të cilit e diela u shpall ditë jopune.”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.