Seancë e hapur e qeverisë
Me një raport rreth aktiviteteve për procesin evrointegrues të vendit filloi seanca e radhës e hapur e Qevrisë....

Me këtë rast zv.kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi tha se ë gjitha reformat dhe aktivitetet lidhur me rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO do të përmblidhen në Planin е aksionit për vitin 2015.
Qeveria do të vazhdojë me reformat prioritare në atë drejtim në administratën publike, lirinë e shprehjes në mediume, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal tha Besimi.
“Në pjesën e gjyqësisë janë mbajtur një seri takimesh lidhur me pregaditjen e strategjisë për reforma në gjyqësor. Sa i përket lirisë së shprehjes do të vazhdojë trajnimet e gjykatësve të cilët merren me lëndët për shpifje dhe ofendim. Në pjesën e mardhënieve ndëretnike është duke u pregaditur analiza për implementimin e MO-së” – tha Zv.kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Ndërkaq ministri i arsimit Abdylaqim Ademi ka sqaruar për ndërhyrjet që planifikon sa i përket pregaditjes së mësuesve të ardhshëm.
Sipas propozim-ligjit të drejtën e themelimit të akademive pedagogjike do ta kenë vetëm univerzitetet publike ndërsa studentët do t’i stimulojë qeveria të cilët me diplomimin e tyre do të licencohen.
“Në momentin e regjistrimit studenti do të marrë 100% nga paga mesatare. Në momentin e licencimit atyre ju garantohet vendi i punës. Të gjithë të punsuarit e licencuar do të kenë page më të madhe për 3 mijë denarë më shumë se kuadri i tanishëm” – tha Ministri i arsimit, Abdylaqim Ademi.
Në seancën e hapur Qeveria ka në rend dite rreth 100 pika nga fusha e ekonomisë, infrastruktures, shëndetësisë, arsimit dhe aktiviteteve të tjera të organeve qeveritare. (Naim Ramadani, TVM2)
