Maqedoni
BNJVL zgjodhi kryesinë e re. Premtojnë përfundim të decentralizimit
22.12.2021 16:06
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale zgjodhi Danella Arsovskën për kryetare të re...

Nënkryetarë do të jenë Visar Ganiu dhe Pero Kostadinovski. Ata premtuan të përfundojnë procesin e decentralizimit të komunave dhe të krijojnë pavarësi më të madhe.
“Gjatë mandatit tim katërvjeçar do t’i kushtoj vëmendje të madhe vazhdimit të procesit të decentralizimit, i cili zhvillohet disa vite me radhë. Proces ky i cili deri në fund të mandatit tim do të duhet të sigurojë financim më stabil të komunave dhe marrja e kompetencave të pushtetit qendror.”,- tha kryetarja e re e BNJVL-së, Daniela Arsovska.
“Në mandatin e kaluar ne kemi filluar mjaft procese të reformimit dhe të decentralizimit dhe mendojë që atë përvojë që e kam krijuar deri tani me të njëjtën intensitet të madh do ta vazhdojë edhe në të ardhmen. Qëllimi i gjithë këtij institucioni është për ta mbajtur unitetin e të gjithë anëtarëve që pjesë e BNJVL-së dhe uniteti do ta karaterizojë edhe në të ardhmen në këtë forum.”,- u shpreh nënkryetari i BNJVËL-së, Visar Ganiu.
“Derisa jemi në BNJVL, aspak nuk është e rëndësishme se kush nga cili vend ose parti vjen, por më rëndësishme është që t’i vazhdojmë bashkërisht proceset e filluar për decentralizimin e komunave, të përmirësojmë transparencën e komunave dhe të tregojmë rezultate konkrete.”,- theksoi nënkryetari i BNJVL-së, Pero Kostadinovski.
Në seancën konstitutive u zgjodhën edhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës dhe të Komitetit të Këshillave. U shqyrtuan dhe miratuan edhe disa dokumente të rëndësishme financiare dhe programore të punës së BNJVL-së.
REXHEP QAMILI
