Maqedoni
Apeli vendosi: Sasho Mijallkov lirohet nga paraburgimi
22.12.2021 16:21
Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov...

Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë e ish shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, prej mbi 11 milion euro dhe ka liruar të njëjtin nga paraburgimi.
Apeli ka pranuar lirimin me kusht dhe mbrojtjen e tij në liri, duke e zëvendësuar masën e paraburgimit me masë më të lehtë për sigurimin e tij, gjegjësisht konfiskimin e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë.
Pas pranimit të garancisë, Mijallkov duhet të lirohet nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative duke lënë peng pronën e ofruar si garanci se nuk do të arratiset.
"Garanci është me vënien nën hipotekë të pronës së patundshme. I akuzuari akoma nuk është liruar të mbrohet në liri. Është e nevojshme që fillimisht në Agjencinë për Kadastër të lihet hipotekë. Pas regjistrimit të hipotekës, i hiqet masa e paraburgimit.",- njoftojnë nga Gjykata e Apelit.
Mijallkov po vuan masën e paraburgimit për rastin “Thesari”, për të cilën është dënuar me 8 vite burg. Ai për momentin ndodhet në burgun e Shutkës.
FLORIJE BELULI KAMBERI
