Maqedoni

Fjalimi i presidentit, pushteti dhe opozita të ndarë në qëndrime

22.12.2021 16:50

Pushteti dhe opozita me qëndrime të ndara rreth fjalimit vjetor të presidentit, Stevo Pendarovski, në Kuvend...

Nga VMRO-DPMNE me konstatim se fjalim i tij nuk ishte befasi dhe paraprakisht i dakorduar midis presidencës dhe qeverisë. Nga ASH thonë se presidenti vetëm se ka konfirmuar atë që ata e kanë konstatuar më herët.    
 
“Fjalimi i presidentit Pendarovski ishte i parashikueshëm, jombresëlënës dhe pa befasi. Ai nuk arriti të shkëputej nga hija e Zaevit dhe moçali politik në të cilin e sollën vendin. Pendarovski nuk është frenimi ndërsa pushteti është mbytur në krim dhe korrupsion. Mund të shihet një teatër për gjoja mosmarrëveshje, sulme verbale të inskenuara në relacionin presidenti- kryeministër ku gjithçka është dakorduar paraprakisht.”,- tha Vlado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
 
“Nisja me një minutë heshtje dhe me fjalitë që tragjeditë dhe traumat duhet të ngrenë vetëdijen posaçërisht nëse është mungesë e reformave sistemore do të thotë se presidenti i shtetit pajtohet me konstatimet tona që në shtet nuk kemi reforma aq më tepër që edhe ligjet nuk implementohen duke theksuar se rekomandimet e BE-së nuk zbatohen.”,- u shpreh Halil Snopçe nga ASh.
 
Por, shumica parlamentare me vlerësim për fjalimin vjetor të presidentit. 
 
“Mbështesim qasjen shtetërore të Presidentit, siç i ka hije një shoqërie demokratike dhe një institucioni të pavarur kryetar shteti. Është normale të kemi pikëpamje të njëjta për çështje të caktuara dhe për disa pikëpamje të ndryshme, dhe kjo është e bukura e demokracisë, veçanërisht në korrigjimin dhe rishqyrtimin e ndërsjellë të pikëpamjeve të bazuara në argumente dhe fakte, sepse në fund të fundit qytetarët janë më të rëndësishmit.”,- theksoi Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
“Pajtohemi e kemi thënë edhe ne në vazhdimësi se ne duhet të vazhdojmë me proceset reformuese në vendin tonë dhe proceset reformuese nuk kanë për qëllim vetëm përmbushjen e detyrave tona vizavi atij raporti kontraktuar që kemi me BE por proceset reformuese duhet edhe me një dinamikë edhe më të madhe t’i shtyejmë përpara për hire të qytetarëve tanë.”,- u shpreh Arbër Ademi nga BDI.
 
Ky është fjalimi i dytë vjetor i presidentit, Stevo Pendarovski, në Shtëpinë ligjvënëse që kur ai u zgjodh në këtë post në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re parlamentare.
 
NAIM RAMADANI