Maqedoni
Lirimi i Mijallkovit, Kuezeska: Vendimi i gjykatës, skandaloz
22.12.2021 17:09
LSDM e ka cilësuar vendimin e tillë të Apelit për lirimin nga paraburgimi të Mijallkovit...

LSDM e ka cilësuar vendimin e tillë të Apelit për lirimin nga paraburgimi të Mijallkovit, si vendim skandaloz dhe madje si një goditje të fortë të gjyqësisë.
“Vendimi i Gjykatës që pranoi garancinë e Mijallkovit për të dalë nga paraburgimi është skandaloz. Mijallkov vuan masën e paraburgimit për lëndë ku është dënuar me 8 vite burg, por edhe nuk është vendim i plotë gjyqësor. Gjithashtu ai ka edhe dënim prej 12 viteve për përgjimet ilegale. Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti duhet të dalin publikisht të sqarojnë se si ka mundësi të lirohet një person i dënuar me 20 vite burg. Si kanë vlerësuar se nuk ka rrezik nga arratisje? Gjithë qytetarët e dinë se Mijallkov ishte i pakapshëm për institucionet dhe tani rreziku sërish është i madh. Ky vendim në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikon drejtësinë jo vetëm në këtë lëndë gjyqësore, por te të gjithat ku Mijallkov është i përfshirë.”,- deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
