Maqedoni

Covid–19, 8 viktima e 320 raste të reja në 24 orë

22.12.2021 17:27

Janë 8 fatalitetet Covid në vend në 24 orët e fundit...

Janë 8 fatalitetet Covid në vend në 24 orët e fundit. Në mënyrë plotësuese nga “Termini im”, janë regjistruar edhe shtatë persona që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 14-19 dhjetor.
 
Nga 1.366 testimet e bëra, janë regjistruar edhe 320 raste të reja, kryeson Shkupi me 165 raste. Gjithashtu ka edhe 214 të shëruar. Në vend momentalisht ka 5.273 raste aktive.