Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM po grabit pronat shtetërore
22.12.2021 17:42
VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se po shet me çmime qesharake pronën shtetërore...

VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se po shet me çmime qesharake pronën shtetërore. Sipas opozitës, LSDM kërkon që dy ditë para vitit të ri të shesë për rreth 220 mijë euro, një ponë që ka vlerë tregu prej 4 milionë eurosh.
“Pas meje magazinat e vjetra të “Sllavija” në Kisella Vodë, që janë në pronësi të SH. A. “Sllavija”. Sipas vlerësimit zyrtar të vitit 2016, kjo hapësirë kap vlerën e më shumë se 4 mln euro. Ky është një nga objektet dhe një nga arsyet për shitjen e SH. A. “Sllavija” si një lokacion atraktiv për ndërtim dhe në përputhje me ligjet duhet të ngrihen ndërtesa, siç mund dhe të shihni. Është paraparë urbanizim, këtë e ka ndjerë dikush nga qeveria dhe dëshiron që këtë kompani ta blejë për 218 mijë euro.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
LSDM: Ishte VMRO ajo që shiti 70% të “Sllavijas”
““Sllavian” e shkatërruat” iu kundërpërgjigjen nga LSDM. Përkujtojnë se ishte pikërisht VMRO ajo që shiti 70% të pronës së kompanisë, e teksa manipulojnë opinionin me shifra të ndryshme çdo ditë, harrojnë të përmendin se “Sllavija” është e mbytur në borxhe
“VMRO për çdo ditë kërkon ta manipulojë opinionin si një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë dhe në mënyrë jo reale të bartë fajin te dikush tjetër. Se nuk janë të realët në këtë tentim flasin dhe vetë shifrat fillimisht sipas tyre “Sllavija” vlente 20 milion euro më pas 13 mln euro pastaj 9 mln dhe tani kanë rënë në 4 mln euro. Në matematikën e tyre nuk përmendin dhe faktin se kompania është e zhytur në borxhe.”,- theksoi Stefan Vasev nga LSDM.
