Maqedoni
Qeveria emëron disa drejtorë, zv drejtorë e anëtarë bordesh
22.12.2021 18:02
Qeveria mbrëmë ka emëruar disa drejtorë, zëvendësdrejtor dhe anëtar të më bordeve të institucioneve....

Qeveria mbrëmë ka emëruar disa drejtorë, zëvendësdrejtor dhe anëtar të më bordeve të institucioneve.
Qeveria ka emëruar Amir Bilalli zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Blerim Abazi është emëruar ushtrues detyre Drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, institucion nën drejtorinë e Ministrisë së Drejtësisë.
Ushtrues detyre Drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja u emërua Bekim Emini. Zëvendësdrejtor i drejtorisë së doganave u emërua Muharrem Asani. Aneta Simeska Dimitroska, është emëruar drejtore e Inspektoratit shtetëror të tregut, ndërsa drejtore e Inspektoratit shtetëror të Punës, Jovanka Trençevska.
Për emërimet tjerë, do të vendoset në mbledhjet e ardhshme të ekzekutivit.
