Botë
Greqi, mbytet varka me emigrantë, dhjetra të zhdukur
22.12.2021 18:24
Një person u mbyt dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në ishullin grek të Folegandros në detin Egje....

Një person u mbyt dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt në ishullin grek të Folegandros në detin Egje.
Ekipet e shpëtimit thanë se gjetën 12 emigrantë, kryesisht irakianë dhe sirianë dhe i çuan në ishullin fqinj të Santorinit, por numri i saktë i pasagjerëve në anijen e fundosur nuk dihet. Sipas të mbijetuarve, në bord ndodheshin nga 32 deri në 50 persona. Vetëm dy nga emigrantët e shpëtuar kishin veshur jelek shpëtimi. Varka filloi të fundosej pasi iu prish motori.
Greqia është një nga rrugët kryesore për emigrantët që duan të arrijnë në Bashkimin Evropian nga Turqia, por shumica e tyre kalojnë detin me varka të vogla me ajër.
