Maqedoni
Lirimi i Mijallkovit, Mariçiq dhe Nuhiu kërkojnë sqarime
22.12.2021 18:40
Vendimi i Apelit për lirimin nga paraburgimi i Mijallkovit, ka ngjallur reagime në ekzekutiv....

Vendimi i Apelit për lirimin nga paraburgimi i Mijallkovit, ka ngjallur reagime në ekzekutiv. Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka kërkuar sqarim nga Gjykata e Apelit. Sipas tij, një vendim i tillë ulë edhe më shumë besimin e qytetarëve ndaj gjyqësorit. Edhe zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu, thotë se gjykata duhet ta arsyetojë para opinionit vendimin që ka marrë.
“Gjykata e Apelit le ta arsyetojë para opinionit vendimin për ndryshimin e masës për siguri për rastin e Sasho Mijallkovit dhe si e shfrytëzuan gjyqtarët të drejtën diskrecionale – bindjen e lirë për një vendim të tillë! Këshilli Gjyqësor të merr masat e duhura për ta shqyrtuar këtë veprim të gjyqësorit që shqetësuan opinionin!”,- thuhet në shkrimin e Nuhiut në rrjetin social Facebook.
