Maqedoni

Lirimi i Mijallkovit, PNKOK kundër apelit, kërkon paraburgim

22.12.2021 19:40

Pas vendimit të sotëm, PNKOK ka dalë kundër Gjykatës së Apelit dhe kërkon paraburgim për Mijallkovin....

Pas vendimit të sotëm, PNKOK ka dalë kundër Gjykatës së Apelit dhe kërkon paraburgim për Mijallkovin.
 
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, prokurori i rastit nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka parashtruar deri te Gjykata Themelore Penale e Shkupit propozim për parashtrim të masës së paraburgimit për Sasho Mijallkovin, i akuzuar për ndihmë të veprën penale “Shpëlarje parash dhe vepra të tjera” të dënuara në bazë të nenit 273 të Kodit Penal në rastin e njohur në publik “Parcelat e Vodnos”, njoftojnë nga Prokuroria. 
 
“Prokuroria vlerëson se edhe përskaj garancisë së ofruar dhe masave të shqiptuara për siguri, ende ekziston rreziku nga arratia dhe në këtë drejtim e ka parashtruar propozimin për paraburgim”, thuhet në njoftim.