Maqedoni
Këshilli Penal rikthen Mijallkovin në paraburgim
22.12.2021 21:02
Këshilli penal i Gjykatës Themelore Penale vendosi t’I shqiptojë Sasho Mijallkovit...

Këshilli penal i Gjykatës Themelore Penale vendosi t’I shqiptojë Sasho Mijallkovit edhe 30 ditë paraburgim, për rastin “Parcelat në Vodno”.
Këshilli pranoi kështu propozimin e prokurorit publik të Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në kumtesën e Gjykatës Penale thuhet se Këshilli konsideron se janë plotësuar kushtet e nenit 165, përkatësisht se ekziston rreziku që ai të arratiset.
Paraprakisht Gjykata e Apelit pranoi garancinë e ish shefit të DSK-së prej mbi 11 milion euro dhe e liroi të njejtin nga paraburgimi. Apeli pranoi lirimin me kusht dhe mbrojtjen e tij në liri, duke e zëvendësuar masën e paraburgimit me masë më të lehtë për sigurimin e tij, gjegjësisht konfiskimin e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë. Pas pranimit të garancsisë Mijallkov duhej të lirohej nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative duke lënë peng pronën e ofruar si garancë se nuk do të arratiset.
