Maqedoni

Vaksinimi, interesim më i madh për dozën e tretë

23.12.2021 14:33

Pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët vaksinohen ditëve të fundit marrin dozën e tretë....

Pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët vaksinohen ditëve të fundit marrin dozën e tretë. Nga Poliklinika “Jane Sandanski” bëjnë të ditur se rreth 60% e qytetarëve që vaksinohen brenda ditës marrin dozën e tretë, ndërsa vetëm 20 deri në 30% vaksinohen për herë të parë.
 
“Përqindja më e lartë është me dozën e tretë dhe të dytë, doza e parë nëse është 20 deri në 30% rivaksinimi është 20% pjesa tjetër janë me dozën e tretë. Do të ishte mirë që të kishte interesim për vaksinën e parë, t’i inkurajojmë ata që kanë dilema pasi shpëtimi i vetëm është vaksinimi.”,- tha drejtori i Poliklinikës “Jane Sandanski”, Bore Radevski.                                                                                     
“Ata që po vaksinohen tani me dozën e parë shumica e tyre e kanë kaluar virusin në valën e prillit, tani vijnë të marrin dozën e parë për t’u mbrojtur. Një pjesë e qytetarëve për arsye personale nuk dëshirojnë të vaksinohen, por ne nuk mbështesim diçka të tillë dhe apelojmë dhe i inkurajojmë të vijnë në punktet e vaksinimit që të konsultohen me mjekët.”,- tha mjekja në Poliklinikën “Bukuresht”, Sanja cilevska Mladenovska.
 
Qytetarët që hasen para punktit për vaksinim në Poliklinikën “Jane Sandanski” thonë se kanë vendosur të vaksinohen për tu mbrojtur nga virusi.                                                                                                               
“Jam për dozën e tretë, dy doza i kam pranuar jashtë vendit, kanë kaluar gjashtë muaj tani po vaksinohem me dozën e tretë.”,- u shpreh një qytetare. 
 
“Jeta është e shtrenjtë nuk duhet ta rrezikojmë kur kemi mundësi ta ruajmë duke u vaksinuar.”,- theksoi një qytetare.
 
Deri tani në vend janë vaksinuar 50,4% e popullsisë mbi 18 vjeç, apo 46% mbi moshën 12 vjeçare. Ndërkohë, nga Instituti i Shëndet Publik thonë se mesatarisht, ri infektimi me virusin Kovid-19 në vend regjistrohet pas katër apo pesë muajsh nga infektimi i parë. Periudha më e shkurtër në të cilën është regjistruar ri-infektim me Kovid-19 në vend është tre muaj pas infektimit me virusin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
 
Rekomandimet e Komitetit për imunizim janë që kushdo që është infektuar me virusin korona të vaksinohet pas 45 ditësh, për të fituar imunitet shtesë dhe pasi imuniteti natyror nuk ka të njëjtin intensitet mbrojtës si vaksinat kundër Kovid-19. Deri më tani 1013 persona janë riinfektuar, prej të cilëve 36 persona janë riinfektuar javën e kaluar.
 
GYLTENE SINANI