Maqedoni
Kuvend, Xhaferi anulon seancën për pyetje deputetësh, Micevski cilëson skandal anulimin e seancës
23.12.2021 15:30
Kuvendi anuloi seancën për pyetje deputetësh me arsyetimin se qeveria konsiderohet e dorëhequr pas dorëheqjes së kryeministrit...

Kuvendi anuloi seancën për pyetje deputetësh me arsyetimin se qeveria konsiderohet e dorëhequr pas dorëheqjes së kryeministrit. Veprimi i tillë u kritikua nga VMRO–DPMNE, të cilët e quajtën si anashkalim të opozitës në kërkimin e llogaridhënies të qeverisë tanimë 5 muaj. Sipas deputetit, Nikolla Micevski, edhe pse qeveria është në dorëheqje nuk ka kurrfarë pengese në mbajtjen e seancës. Micevski tha se për 17 muaj ekzistencë të qeverisë Zaev, janë mbajtur vetëm 8 seanca pyetje deputetësh.
“Keni caktuar katër seanca ku do të duhet të marrin pjesë të njëjtët ministra, të cilëve sot ju të shumicës parlamentare i ndaluat të vijnë këtu. Ky është skandal, pasi që nuk mund të marrin pjesë në pyetje deputetësh.”,- theksoi koordinatori i VMRO–DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, tha se është e pakuptimtë të mbahen pyetje deputetësh për një qeveri në dorëheqje, dhe kjo është vendosur si praktikë nga e kaluara.
“Konstatoj se seanca ka mbaruar për arsyen që qeveria të cilës duhet ti parashtrohen pyetje deputetësh, nuk ka mandat nga ky moment e tutje.”,- u shpreh kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Xhaferi vazhdoi me pesë seancat ku në rend dite ishin votimi i disa ligjeve, por në mungesë të opozitës të cilët pas anulimit të pyetjeve të deputetëve kishin lëshuar veç më sallën.
MERAL ISMAILI
