Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Civil”: Financimi i fushatës, jotransparent
23.12.2021 16:46
Afatet kohore që Ligji i Mundëson, u japin mundësi partive politike të manipulojnë me raportet financiare të financimit të fushatës.....

Afatet kohore që Ligji i Mundëson, u japin mundësi partive politike të manipulojnë me raportet financiare të financimit të fushatës. Në shumicën e rasteve, partitë kanë shumë pak transparencë sa i përket financimit konkludon raporti i OJQ “Civil” që analizon zgjedhjet e fundit lokale.
“Mbetet konkluzioni i njëjtë sa i përket financimit të partive. Për fat të keq, ende kemi mosndëshkim ose procedim deri në fund të rasteve ku paraprakisht do të vërtetohen parregullsi të caktuara në raportet për punën financiare të partive politike. Edhe pas vërtetimit të këtyre rasteve, në praktikë asgjë nuk po ndryshon.”,- tha Xhabir Deralla nga OJQ “Civil”.
Anti-korrupsioni, që në çdo cikël zgjedhor ndjek financimin e fushatës zgjedhore, po analizon xhirollogaritë e partive dhe ende janë duke e përgatitur raportin.
“Të gjitha aktivitet që i kemi ndërmarrë gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore do të jenë pjesë e raportit të veçantë të KSHP-së që do ta dorëzojmë në Kuvend së shpejti. Por, ajo që e shënoi periudhën zgjedhore është se të gjitha planet për thirrjet publike që ishin në përputhje të ligjeve, u realizuan gjatë procesit zgjedhor. Kjo nuk është shkelje e ligjeve, por është ndikim indirekt mbi trupin votues.”,- tha drejtoresha e KSHKP-së, Biljana Ivanovska.
Publikimi “Zgjedhje lokale 2021 - leksione dhe praktika të mësuara” është i pari me radhë nga gjithsej 4 të parashikuara që do të publikohen në të ardhmen. Këto publikime dhe analiza, “Civil” i ka bërë në bazë të monitorimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale me mbi 300 mbikëqyrës në terren.
REXHEP QAMILI
