Tre të moshuar kanë nevoj për ndihmë 075 770 438

21.12.2014 18:29

Të jesh në mosh të thyer, të mos jesh fizikisht dhe psiqikisht i shëndosh është e rrëndë por të mos kesh as burim mujor është e papërballueshme.....

Në këtë realitet janë duke jetuar dy vëllezërit dhe motra e tyre. Bekiri 60 vjet, Fikrija 58 dhe Saliu 50 vjeç jo që nuk kanë mundësi që të kurohen por njëkohësisht mezi arrijnë të mbijetojnë.

Motra e tyre Kadrija me lot në sy tregon për hallin që kanë. Ajo i ndihmon sa mundet por sipas saj edhe shteti duhet të mendoj për këtë kategori të shoqërisë të cilët si pasoj e paaftësisë vuajnë për gjërat elementare.

“Nuk kanë asnjë ndihmë, ndihmë sociale nuk marin, nuk din shkrim dhe lexim, të shkret kanë ngelur në këtë shtëpi, nuk di cka tu them, unë kam ardhur mysafir, tu ndihmojë, pak mundësi nuk kam më shumë , gjyna më vjen vëlla e kam dua tu ndihmoj po kur nuk ke mundësi si tu ndihmoj” – tha motra, Kadrie Xhemali.

“Ka allah çdo gjë prej tij vjen” – tha shkurt, Bekir Abduli.

Duart e Bekirit ishin aq të ftohta sikur të bënte të kuptosh se tërrë natën e ka kaluar në qiell të hapur. Dhomat janë akull, acari dhe i ftohti që po mbizotron ditëve të ftohta pa penges futet në shtëpine tyre.

Motrën Kadrije e frigon fakti se kur ajo do të largohet vëllezërit dhe motrat e saj do të vdesin nga sëmundja dhe uria.

“Të gjithë blehen me pare, këto letra, ilaçet të gjitha blehen me pare, unë nesër do të shkoj, si do të rie pa ilaçe si do ti blej” – tha motra, Kadrie Xhemali.

Gjendja e rëndë në familjen e tyre ka shtyrë Bekirin dhe Fikrijen disa herë që ti japin fund jetës por fatmirësisht reagimi në kohë i vëllaut tjetër i ka ndaluar të marin një hapë të tillë.

Vetëm duke u telefonuar në  numër 075 770 438 apo duke i vizituar në shtëpin e tyre që gjendjet në afërsi të stacionit të ngarkimit në Shkup apo e njohur si rrethina e Zhasit në Autokomandë  do tu bëjm se edhe ata do të kenë ditë të mira. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)