Maqedoni

Zonat e mbrojtura, Nuredini: Nuk ka legalizim të ndërtimeve paleje

23.12.2021 17:26

Objektet që janë ndërtuar deri më 1 janar të vitit 2021 do të legalizohen...

Objektet që janë ndërtuar deri më 1 janar të vitit 2021 do të legalizohen. Është përgatitur një projektligj i ri për ndërtesat e ndërtuara pa leje. Ligji do të ndalojë legalizimin e ndërtesave në zonat e mbrojtura në rajonin e Ohrit, objektet e trashëgimisë kulturore, ndërtesat e banimit, ndërtesat pranë aeroporteve dhe në pikat kufitare.
 
“Nuk do të jetë i mundur legalizimi i objekteve në zonën e mbrojtjes strikte dhe zonën e menaxhimit aktiv. Më përjashtim, do të lejohet vetëm për ato ndërtesa që janë për qëllimin A1, pra shtëpi për banim në zonën për përdorim të qëndrueshëm dhe vijën mbrojtëse të zonës.”,- tha ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini.
 
Boçvarski: Komunale më të larta prej 50 deri 100%
 
Sipas ministrit Boçvarski, është paraparë mënyrë e veçantë e llogaritjes së taksës për legalizim, nga e cila do të lirohen qytetarët që kanë deri në 180 mijë denarë të hyra vjetore.
 
“Thamë se çdonjëri që ka ndërtuar objekt jashtë procedurës së rregullt, do të paguajë penale apo komunale më të larta ndaj komunës amë për 50% deri në 80 metra katror dhe për 100% më shumë nga komunalet e rregullta për objekte më të mëdha se 80 metra katror. Me këtë bëjmë dallim mes atij që ka punuar në bazë të procedurave të rregullta të ligjit për ndërtim dhe ka marrë leje për ndërtim në bazë të rregullores në fuqi. Të gjithë ata që do të veprojnë në bazë të këtij ligji, nuk do të jetë sipas ligjit paraprak në vitin 2011 legalizim për 1 euro metër katror, sepse atëherë, në një farë forme, janë shpërblyer financiarisht ata që nuk ndërtuan në përputhje me ligjin, kurse sot do të dënohen me 50 apo 100% komunale më të larta pasi nuk e kanë respektuar ligjin për ndërtim.”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
 
Sipas Boçvarskit, ligji trajton statusin ligjor të projekteve të infrastrukturës në të gjithë vendin, rrjetet e komunikimeve elektronike. Afati për paraqitjen e kërkesës për legalizim është gjashtë muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit.
 
SEDAT SELIMI