Botë
Shqipëri, 319 të infektuar me COVID 19
23.12.2021 19:38
Vetëm një 66-vjeçar nga Tirana i prekur me COVID ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë....

Vetëm një 66-vjeçar nga Tirana i prekur me COVID ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Nga 3,843 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 319 qytetarë. 145 janë në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd.
Janë 5,270 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.
