Tragjedia në Bullgari, rezultatet e ekspertizës gati deri më 25 dhjetor
Shërbimet bullgare të hetuesisë....

Shërbimet bullgare të hetuesisë paralajmëruan se rezultatet e ekspertizave – gjyqësore – mjekësore, teknike dhe zjarrfikëse nga aksidenti tragjik i autobusit në Bullgari mund të jenë gati deri më 25 dhjetor.
Sipas shefit të Shërbimit bullgar hetues, Borisllav Sarafov, të dhënat kanë treguar se shpejtësia e autobusit me siguri ka qenë e papërshtatshme me kushtet në rrugë ndërsa natën kur ka ndodhur aksidenti ka rënë shi dhe rruga ka qenë e lagësht.
Ai theksoi se nuk ka lidhje shkak-pasojë midis fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave, duke sqaruar se ato ndoshta kanë kontribuar për të, por drejtuesi është dashur të jetë më i kujdesshëm dhe ta drejtojë autobusin me shpejtësia përkatëse. Megjithatë, Sarafov, theksoi se shenjat në rrugë “me gjasë nuk i plotësojnë kushtet”.
Hetimi deri më tani tregon se autobusi për arsye akoma të panjohura ka shkuar në të djathtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse e cila e ndan hapësirën për pushim nga autostrada.
Nga goditja është shpuar rezervuari për karburant, ka shpërthyer zjarr dhe automjeti është ngujuar midis rrethojave mbrojtëse që i ndan të dyja korsitë e autostradës.
Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari që ndodhi më 23 nëntor jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shatë janë lënduar. Ata janë kthyer prej një udhëtimi turistik në Turqi.
