Aksidenti në Bullgari, rezultatet e ekpertizës gati më 25 dhjetor
Shërbimet hetuese bullgare....

Shërbimet hetuese bullgare paralajmërojnë se deri më 25 dhjetor do të publikojnë rezultatet përfundimtare të ekspertizave – gjyqësore – mjekësore, teknike dhe zjarrfikëse – teknike, për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Shërbimet hetuese të bullgarisë një muaj pas fatëkeqësisë, dyshojnë se shpejtësia e autobusit nuk ka qenë e përshtatshme me kushtet e rrugës.
Ata e thonë këtë duke pasur parasysh faktin, se natën e kombëshme kishte pasur të rreshura shiu, ndërsa autostrada ka qenë me lagështi.
“Shpejtësia e autobusit ka qenë jo e përshtatshme me kushtet në rrugë. Mendoj se e ka drejtuar autobusin me mbi 90 kilometra në orë. Kërkesat e një drejtuesi profesionist të autobusit janë më të larta sesa për cilindo drejtues tjetër të autobusit”, - tha Shef i Shërbimit bullgar Hetues, Borisllav Sarafov, për mediat bullgare duke shtuar se nuk ka lidhje shkak-pasojë midis fatkeqësisë, sinjalizimit rrugor dhe shenjave.
Megjithatë, Sarafov, thekëson se sinjalizimi rrugor ka qenë i dobët dhe madje nuk i plotëson kushtet e parashikuara për sinjallizim rrugor.
Ekpertiza e hetimit do të duhet të jep përgjigje se cila ishte arsyja që autobusi fillimisht është përplasur në rrethojën mbrojtëse të anës së djath të atustradës, nëse është shpuar ose jo rezervari i karburantit, si ka shpërthyer zjarri dhe si është ngujuar autobusi midis dy rrethojave mbrojtëse nga e majtë e autostradës.
Më 23 nëntor në autostradën “Struma” në Bullgari e humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan.
Të gjithë ishin duke u kthyer nga udhëtimi turistik në Turqi. Të mbijetuarit janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. (Rexhep Qamili, TVM2)
