Shkarkohen gjashtë punonjës mediatik, SHGM, Sindikata: Të rishqyrtohet ky vendim

24.12.2021 14:20

Sindikata e pavarur e gazetarëve.....

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe Shoqata e Gazetarëve reaguan ndaj vendimit të Drejtorit të Televizionit Alfa që të largojë gjashtë puntorë antarë të Sindikatit.

“Dua të ju informoj dhe të kërkoj përkrahje për gjashtë kolegë antarë të  sindikatit të cilët u larguan nga Televizioni alfa dhe në vend të pagave të rregullta, K15, ata tani janë të pasigurt për të  ardhmen  e tyre dhe familjeve të tyre,  sepse Drejtori Jani Bojaxhi në shenjë revanshizmi i shkarkoi nga puna, ndërsa vendimin e tillë e arsyeton se është për arsye të punës” – tha Kryetari i Sindikatit të pavarur të Gazetarëve, Pavle Bellovski. 

“SHGM së bashkume sindikatin e pavarur të gazetarëve është në dispozicion të punonjësve mediatik përmes mekanizmave juridik për tejkalimin e kësaj situate. Paralajmërojmë se kjo mënyrë e shkarkimeve grupore ndikon negativisht në tregun medial, e nënvlerëson punën e gazetarëve dhe shkakton pasiguri në tërë sektorin andaj kërkojmë nga menaxhmenti i televizionit Alfa të shqyrtojë vendimin” – u shpreh Kryetari i SHGM-së,  Mlladen Çadikovski.

SHGM në mënyrë aktive do të  ndjek procesin gjyqësor dhe do ti informoj partnerët ndërkobëtar për shkeljne e të drejtave të punonjësve mediatik. (Flutura Latifi, TVM2)